Arjeta Sadiku
Gjyqtare - Zëvendës kryesuese e KGJK-së - Gjykata Themelore Prishtinë
Arjeta Sadiku është anëtare e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, e zgjedhur nga radhët e gjykatave themelore. Pas përfundimit të studimeve universitare në Fakultetin Juridik, pranë Universitetit të Prishtinës, ajo ka ndjekur studimet e avancuara të nivelit master në Universitetin ‘‘Wake Foerest’’ në SHBA.Përvoja e saj e punës përfshin emërime në detyra të ndryshme, si: praktikante në Gjykatën Komunale në Vushtrri, avokate në Komunën e Vushtrrisë, bashkëpunëtore profesionale në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme në Prishtinë, këshilltare ligjore në Misionin EULEX dhe gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për Çështje Administrative. Mandati i saj në detyrën e anëtares së Këshillit Gjyqësor të Kosovës është mandat pesë vjeçar, i vlefshëm nga qershori 2021 deri në qershor 2026, ndërsa mandati i saj në detyrën e Zëvendës Kryesueses së Këshillit Gjyqësor të Kosovës është nga shkurti 2024 deri në fund të mandatit të si anëtare e KGJK-së.