Luljeta Maxhuni
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Luljeta Maxhuni është gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Maxhuni ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2001. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013. Nga viti 2001-2003 ka punuar zyrtare e trajnimeve dhe e kualitetit të punës, Qendra e regjistrimit civil, Departamenti i Shërbimeve Publike në Kosovë, gjithashtu në periudhën e viteve 2006-2007 ka qenë drejtoreshë në Departamentin e Gjendjes Civile në Ministrinë e Shërbimeve Publike. Nga viti 2008-2010 ka qenë udhëheqëse e zyrës/analiste ligjore, Programi për të Drejtat Civile,OJQ. Në periudhën e viteve 2010 deri me 2012 ka punuar si zyrtare ligjore, Departamenti Ligjor, Agjencia Kosovare e Privatizimit, ndërsa prej vitit 2012 deri në vitin 2015 ka qenë kryesuese e njësisë për shqyrtimin e dokumenteve të Shitjes - AKP. Me 19.05.2015 është emëruar gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.