Vesel Gorani
Gjyqtar - Dega në Gllogovc
Vesel Gorani është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtine – Dega në Gllogoc. Gjyqtari Gorani ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1996. Provimin e jurisprudencës e përfundoj në vitin 2005, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Gllogovc në vitin 2001. Gorani gjithashtu ka punuar edhe si bashkëpunëtorë profesional në periudhën prej 2003 deri në vitin 2004. Ndërsa në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Drenas ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga 01.01.2013 Gorani është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega Gllogovc, pozitë të cilën ende e mban. Nga muaji tetor 2017 mban pozitën e gjyqtarit mbikëqyrës të Degës në Gllogov.