Vjollca Limani
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Vjollca Limani është gjyqtare në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Limani ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2005. Nga viti 2003 deri 2004 ajo ushtroi detyrën e praktikantës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërsa nga viti 2005 deri 2010 ka ushtruar detyrën si Zyrtare Ligjore- Autoriteti Rregullator i Telekomunikacionit. Më 2012 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Me datë 01.01.2013 Limani është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.