Naser Foniqi
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Naser Foniqi është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Foniqi ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2002. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010,ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë si bashkëpunëtorë profesional në vitin 2010. Foniqi gjithashtu ka punuar edhe si Zyrtarë në Departamentin e Analizës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë prej 2004 deri në vitin 2010. Ndërsa në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013 Foniqi, është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm- Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga muaji korrik 2017 është caktuar gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda, pozitë të cilën ende e mban.