Naime Krasniqi-Jashanica
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Naime Krasniqi-Jashanica është gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Krasniqi-Jashanica ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1986, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003. Nga viti 2000 deri në vitin 2005 ajo ushtroi detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Qendrën për punë sociale në Prishtinë, ndërsa nga viti 2005 deri më 2007 ka ushtruar detyrën si zyrtare për çështje sociale në Qeverinë e Kosovës. Më 2007 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Krasniqi-Jashanica është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.