Alltn Murseli
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Alltën Murseli është gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Murseli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1989, ndërsa provimin e juriprudencës e kreu në vitin 1992. Nga viti 1989 deri në vitin 1991 ajo ushtroi detyrën e praktikantës në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ndërkaq nga viti 1996 deri më 2002 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën Komunale në Prishtinë dhe në Gjykatën Supreme të Kosovës. Më 2002 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Murseli është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.