Prishtinë 01 tetor 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni për Çështje Penale, sot ka mbajtur seancën dëgjimore sipas kërkesës së Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.K për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.1, pika 1.4 të KPRK-së dhe ka marr vendim me ç’rast ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit, ndërsa të pandehurit F.K i është caktuar masa e sigurisë që i ndalon afrimin ndaj personit të caktuar, të dëmtuarit M. Z në kuvend 5 m, ndërsa jashtë Kuvendit 100 m.
Të pandehurit F.K kjo masë i është caktuar nga data e ndalimit të tij, deri me dt.28 tetor 2017.