Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve N.D dhe S.D në kohëzgjatje prej një (1) muaji.
Të pandehurit N.D. dhe S.D shtetas të Republikës së Shqipërisë me datë 24.03.2017 në ora 20:50 në fshatin Llapushnik, Komuna e Drenasit, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 2149,5 gram (2 kilogram e 149.5 gram).
Gjykata ka konstatuar se me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.