Gjykata Themelore në Prishtinë –Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin për të akuzuarit E.B , F.I ,V.G, K.B ,E.B, F.B dhe F.D.
I akuzuari E.B i akuzuar për veprën penale Rekrutimi për Terrorizëm nga neni 139 i KPRK-së është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 4(katër) vite e 6(gjashtë) muaj.
Të akuzuarit F.I dhe V.G të akuzuar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3(tri) vite e 6(gjashtë) muaj për secilin veç e veç.
I akuzuari K.B i akuzuar për veprat penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374/1 të KPRK-së, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim – unik prej 3(tri) vite e 6(gjashtë) muaj.
Të akuzuarit E.B dhe F.B të akuzuar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burgim prej 4(katër) vite e 6(gjashtë) muaj për secilin veç e veç.
I akuzuari F.D i akuzuar për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së, është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim prej 2 vite e 6 muaj.
Ndaj të pandehurit K.R është refuzuar aktakuza për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par 2 të KPRK-së për shkak se prokurori i shtetit është tërhequr nga aktakuza.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën së Apelit të Kosovës.