Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurit N.I ,
për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 09.01.2016 në protestën e organizuar nga tri partitë opozitare gjatë të cilës protestë ka kryer veprën penale Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm nga neni 365 dhe veprën penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 të KPRK-së dhe vendosi që ndaj të njëjtit të caktoi masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji duke llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 09.01.2016 deri më datë 09.02.2016.