Gjykata Themelore në Prishtinë me rastin e vendosjes sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurve B. L, E. L, M. H, G. H, dhe F. M, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në datën 12.07.2015 në datën 13.07.2015 vendosi që të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht arrestimit.
Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartëpërmendur është caktuar për arsye se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par. 4 lidhur me nenin 135 par.1 nënparagrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjykata i pranon si të bazuara pretendimet e prokurorisë se sikur tani të pandehurit të gjendeshin në liri mund të ndikojnë në rrjedha të procedurës penale duke asgjësuar,ndryshuar apo falsifikuar provat e veprës penale apo se mund të ndikojnë te dëshimtarët të cilët akoma nuk janë ndëgjuar,dhe masat tjera të sigurisë nuk do të ishin adekuate.
Ankesa kundër vendimit për caktim të paraburgimit është e lejuar por nuk e shtynë ekzekutimin, kështu që të pandehurit do të mbahen në paraburgim deri në një vendim tjetër.