Shpallet aktgjykimi për njëmbëdhjetë të akuzuar

Shpallet aktgjykimi për njëmbëdhjetë të akuzuar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot është shpallur aktgjykimi në çështjen penale të tani të akuzuarve H.A ,N.A ,I.R ,A.B ,E.B ,S.S ,H.E ,H.L dhe M.B të akuzuar për shkak të veprës penale ,Organizimi dhe Pjesëmarrja në grupe terroriste nga neni 143 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe L.L e S.H të akuzuar për veprën penale ,Mbajtja në pronësi ,kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të akuzuarit  N.A  dhe  H.E janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vite e 6 (gjashtë) muaj .

Të akuzuarit I.R dhe E.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve .

I akuzuari A.B është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj .

Të akuzuarit H.A ,S.S ,H.L dhe M.B janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.

Të akuzuarit S.H dhe L.L janë dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6(gjashtë)muaj ,i cili nuk do të ekzekutohet nëse në periudhën kohore prej 1(një) viti nuk kryen vepër të re penale .

Ndërsa për të akuzuarit I.R dhe A.L me veprën penale ,Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK-së ju refuzohet aktakuza sepse përfaqësuesi i aktakuzës gjatë seancës ka heq dorë nga këto dy vepra penale .

Të gjitha palët kanë të drejtë ankese .