GJYKATA THEMELORE NË PRISHTINË, – Departamenti për Krime të Rënda ,duke vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, të datës 25.04.2016, për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit V.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: Falsifikim i letrave me vlerë dhe instrumenteve të pagesës nga neni 293 par. 1 të KPRK dhe veprën penale Prodhimi , posedimi dhe tentativë e paautroizuar e Ligjit nr. 03/L-166 për parandalimin dhe luftimin e krimit kibernetik nga neni 13 par. 1 dhe 2. , ka mbajtur seancën me datë 26.04.2016 dhe ka caktuar PARABURGIMIN në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji kundër të pandehurit V.T, shtetas i Bullgarisë, duke filluar prej datës 24.04.2016 deri më datë 24.05.2016 .
Arsyet për caktimin e paraburgimit i mbështesim në nenin 187 par. 1. 1.1. dhe 1.2. pikat 5.2.1. 5.2.3 pasi që ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri mund të ikë pasi që është shtetas i Bullgarisë dhe në shtetin e Kosovës ka hyrë dy- tri herë me një grup personash si në Bullgari dhe në Kosovë ku ka marrë instruksione dhe dyshohet se ka kryer veprat penale si më lartë.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri V.T, me datë 15.04.2016 rreth orës 06:40 në bankomatin e njerës prej bankave komerciale në Prishtinë , afër Hotel Grand në Prishtinë, si dhe me datë 23.04.2016 rreth orës 06:30 në bankomatin tjetër të njërës prej bankave komerciale në Prishtinë , te Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” tek Ulpiana në Prishtinë ka vendosur Kamerën e modifikuar për kopjimin e Pinkodit të klientëve të cilët e kanë përdorë ATM-në në fjalë.
Dyshohet se përmes këtyre pajisjeve ka arritur ti merr shënimet të cilat gjenden në kartelat bankare si dhe pinkodet katër shifrorë që vendosen kur tërhiqen të hollat nga bankomati.