Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti i Krimeve të Rënda sot mbajti seancën dëgjimore, me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurës Donika Kadaj Bujupi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale
Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.2 lidhur me nenin 31 të KPK, dhe veprën penale: përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 të KPK dhe vendosi që ndaj të njëjtës të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht nga data 18.11.2015