Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda-, në një trup gjykues të përzier, të përbërë nga dy gjyqtarë të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor, në datën 15 Tetor 2015 lëshoi një aktgjykim në një rast të krimit të organizuar dhe kontrabandimit me migrantë. Numri i rastit është: PKR 488/14 (Prokuroria Speciale nr. PPS 40/13).
Tre të pandehur (S. Q,F. K dhe L. M) në këtë rast penal janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me nga 4 vjet burg dhe me nga 1000 EURO dënim me gjobë, ndërsa një i pandehur(S. S)është dënuar me 3 vjet dhe 500 EURO gjobë .
Udhëheqësi i grupit kriminal kishte pranuar fajin dhe është dënuar më herët me një vendim tjetër me dënimin me burg në kohëzgjatje prej 4 vjet e 6 muaj burg.
Të katër të pandehurit janë shpallur fajtorë për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal dhe për kontrabandimin e migrantëve. Paneli konstatoi se ka prova se të pandehurit kanë qenë pjesë e një grupi ndërkombëtar të organizuar kriminal, së paku prej nëntorit të vitit 2012, dhe si i tillë grupi ka mundësuar migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës në vendet e Evropës perëndimore.