Duke punuar nën menaxhmentin e Gjykatës Themelore në Prishtinë,gjyqëtari mbikqyrës Avdirrahman Gashi dhe ndihmës administratori Hajdin Rexhepi udhëheqin një ekip prej 6 gjyqtarësh dhe 38 personelit administrativë.
Kjo Gjykatë ka lëndë të kategorizuara në Departamentin e Përgjithshëm, dhe merret me shqyrtimin e shumicës së lendëve penale, atyre civile dhe lëndëve kundërvajtëse. Përafërsisht 1500 lëndë parashtrohen çdo vit në Degën e Lipjanit.
Kurse, rastet e Krimeve të Rënda dhe rastet që kanë të bëjnë me personat e mitur shqyrtohen në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Dega e Lipjanit është e vendosur në rr.”Hamëz Jashari” në Lipjan
Link në hartë: Kliko Këtu
Dhe mund të kontaktohet me anë telefonit:
Tel: 038/ 581-015
Fax: 038/ 581-153