Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve M.G dhe SH.K

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve M.G dhe SH.K

Prishtinë, 22 janar 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin PKR.nr.389/15 kundër të akuzuarit M.G për veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.5 të KPRK-së dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së dhe SH.K për veprën penale Pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 par.1 të KPRK-së.

I akuzuari M.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 21 (vjet) e 8 (tetë) muaj për veprat penale Vrasje e rëndë nga neni 179 par.1 pika 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së në të cilin dënim do i llogaritet edhe koha e kaluar nën masën e paraburgimit nga data 13.10.2014.

 

I akuzuari SH.K është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 4 (katër) vitesh e 3 (tre) muaj për veprën penale Pjesëmarrja në rrahje nga neni 190 par.1 të KPRK-së në të cilin do t’i llogaritet koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 13.10.2014, ndërsa për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KPRK-së, i akuzuari SH.K në bazë të nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPP është liruar nga Akuza për shkak se nuk është provuar se i njëjti ka kryer këtë vepër penale.

 

Të akuzuarit M.G i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, ndërsa të akuzuarit SH.K me Aktvendim të veçantë i ndërpritet menjëherë masa e paraburgimit, meqë për shkak të llogaritjes së paraburgimit në lartësinë e dënimit, i njëjti veç e ka mbajtur dënimin.

 

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.