Prishtinë, 06 shkurt 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.K dhe H.P për veprën penale Grabitje nga neni 329 par.3 lidhur me par. 1 e lidhur me par.31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurve R.K dhe H.P i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt. 02.02.2018 deri me dt.02.03.2018.
Të pandehurit R.K dhe H.P dhe po ashtu një person tjetër deri me tani i pa njohur për Gjykatën, dyshohen se me dt.22.12.2017 rreth orës 09:30 min, në rrugën Bekim Mavraj” në fshatin Hajvali, të Prishtinës, me qëllim që vetvehtes ti sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, kishin vepruar në grupe si dhe të pajisur me revole dhe të maskuar kishin shkuar në shtëpinë e të dëmtuarave M.J, H.M dhe L.J duke ju kërkuar të holla dhe duke i goditur fizikisht, me ç ‘ rast kishin arritur të marrin në fillim 800 euro, po ashtu edhe portofolin e njërës prej të dëmtuarave në të cilin kishte 1500 euro, 50 dollarë, dokumentet, një lirë dhe një telefon Samsung dhe më pas kishin arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tyre.
Me këtë në bashkëkryerje kishin kryer veprën penale Grabitje nga neni 329 par.3 lidhur me par. 1 e lidhur me par.31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat se të pandehurit po të gjenden në liri mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve R.K dhe H.P është masë e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e tyre në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.