Prishtinë, 28 maj 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit S.M, për veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 431par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të akuzuarës V.G për veprat penale Shtytje në kryerjen e veprës penale të Ushtrimit të ndikimit nga neni 431.par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 32 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Bashkëkryerje në kryerjen e veprës penale Dhënia e ryshfetit nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe kundër të akuzuarve M.S dhe A.S për veprën penale Bashkëkryerje në kryerjen e veprës penale Dhënia e ryshfetit nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjykata ka marr aktgjykim lirues, pasi që ka konstatuar se konform nenit 364 paragrafi 1 pika l.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, gjatë shqyrtimit gjyqësor nuk është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat janë ngarkuar.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.