Prishtinë, 18 maj 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale, ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarve K.B dhe “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, për shkak të veprave penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 5 lidhur me paragrafin 3 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Mashtrimi i blerësve nga neni 299 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari K.B është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 4 (katër) viteve dhe dënim me gjobë në shumë prej 15.000 (pesëmbëdhjetë mijë euro), të cilat dënime do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari “H.P” person juridik me përfaqësues SH.H, është dënuar me dënim unik me gjobë në shumë prej 30.000€ (tridhjetë mijë euro), të cilën shumë është i obliguar që ta paguaj në afat prej 15 dite, nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.
Të akuzuarit “H.P” SH.P.K, në bazë të nenit 69 par. 1, të, Kodit Penal të Republikës së Kosovës i konfiskohet, Autoboti Cisterna-dizell e bardhë, me numër të regjistrimit 05-622–CO, me numër identifikues ËMAF022V96M190623, pronë e Kompanisë “H.P” SH.P.K, i cili është rezultat i veprës penale.
E dëmtuara Komuna e Prishtinës, udhëzohet që kërkesën pasurore juridike ta realizoj në kontest të rregullt civilo – juridik.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.