Prishtinë, 27 prill 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.B, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërsa kundër të pandehurit A.Z, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale Vrasja në tentativë nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të pandehurve D.B dhe A.Z iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.22.04.2018 deri me dt.22.05.2018.
Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjenden të pandehurit në liri mund të arratisen me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve D.B dhe A.Z është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.