Prishtinë, 05 mars 2018 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë përfunduar punën praktike një vjeçare 64 juristë. Në ceremoninë e organizuar, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi i uroj praktikantëve suksese më tutje dhe i falënderoi për ndihmën që kanë ofruar ata përgjatë një viti pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Degëve të saj në Podujevë, Lipjan, Gllogoc e Graçanicë.
Kryetarja e Gjykatës, falënderoj juristët për punën që kanë bërë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, duke ju kujtuar atyre që padyshim puna juaj ka ndikuar edhe më shumë në efikasitetin e gjykatës sonë, siç është zvogëlimi i numrit të lëndëve të vjetra.
Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave për juristët të cilët përfunduan praktikën një vjeçare në këtë Gjykatë, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë edhe një herë ju uroj suksese në ngritjen e tyre profesionale.