KOMUNIKATË PËR MEDIA
Prishtinë, 12 mars 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur lidhur me propozimin e Prokurorit të EULEX-it për vazhdimin e paraburgimit kundër të akuzuarve L.V, I.S dhe A.S dhe propozimin e mbrojtësit të të akuzuarit A.S, për zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak, jashtë seancës së shqyrtimit gjyqësor, konform nenit 193 par.2 të KPK-së, lidhur me çështjen e paraburgimit për tre të akuzuarit ka marr vendim me ç’ rast të akuzuarit L.V i është vazhduar paraburgimi, edhe për dy muaj, konform nenit 193 par.2 lidhur me nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPPRK-së, të akuzuarit I.S, i është ndërprerë masa e paraburgimit, dhe i është caktuar masa e paraqitjes në stacionin policor, në kohëzgjatje prej 2 (dy) muajve, përkatësisht deri me dt.12.05.2018 dhe të akuzuarit A.S, i është ndërprerë masa e paraburgimit, dhe i njëjti është liruar në mbrojtje në liri.
Gjykata ka konstatuar se vendimi është marrë bazuar në dispozitat ligjore të neneve 193 lidhur me 187 dhe lidhur me 178 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Kryetari i trupit gjykues, gjithashtu ka shqyrtuar pretendimin e prokurorit të EULEX-it, dhe duke u kujdesur sipas detyrës zyrtare, ka analizuar ekzistimin e rrethanave të pengimit të rrjedhës së procedurës penale, sa i përket të akuzuarit A.S, dhe ka konstatuar faktin se nuk ka rrethana konkrete, që e bëjnë së paku të besueshëm faktin se, të qenurit në liri të të akuzuarit A.S, do e pengoj rrjedhën dhe zhvillimin e suksesshëm të kësaj procedure penale.