Prishtinë, 01 mars 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale Mashtrimi nga neni 335 paragrafi 1 të KPK-së dhe veprën penale Ushtrimi i ndikimit nga neni 431 paragrafi 1 të KPK-së.
Të pandehurit B.B iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.28.02.2018 deri me dt.28.03.2018.
I pandehuri B.B me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, ka mashtruar disa të dëmtuar, duke i premtuar punësim dhe duke kërkuar paraprakisht nga të dëmtuarit shuma të parave me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veti.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit B.B është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.