Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi sot ka mbajtur një takim me stafin administrativ të Gjykatës.
Fillimisht kryetarja e Gjykatës ju uroj stafit të Gjykatës një vit të mbarë dhe të suksesshëm për vitin 2018, po ashtu gjatë takimit stafi administrativ është njoftuar më hollësisht edhe për punën dhe sfidat nëpër të cilën ka kaluar Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë periudhës së vitit 2017, duke theksuar faktin se bazuar në raportet e vitit 2017 vërehet një rritje e numrit të lëndëve të përfunduara në gjykatë, e posaçërisht një numër i lëndëve të vjetra, gjë që është dëshmi para qytetarëve të Kosovës, se në Gjykatë po punohet dhe në vazhdimësi po bëhen ndryshime pozitive.
Kryetarja e Gjykatës theksoj se sa i përket vitit 2018, Gjykata do të vazhdoj të ketë si prioritet, vazhdimin e kryerjes së lëndëve në Gjykatë e sidomos zgjidhjen e rasteve të vjetra në Gjykatë.
Gjykata do të vazhdojë edhe këtë vit të jetë efikase dhe transparente ndaj qytetarëve të saj.