Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, sot ka pritur në një takim kryetarin e Gjykatës së Apelit të Kosovës, Hasan Shala dhe përfaqësuesin nga “Projekti për Fuqizimin e Sundimit te Ligjit ne Kosovë”, i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim / UNDP, Ardian Latifaj.
Kryetari i Gjykatës së Apelit, i ka dorëzuar kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë 20 ekzemplar të Buletinit të tretë të Gjykatës së Apelit, të cilët do ti shërbejnë Gjykatës Themelore në Prishtinë.