Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, shembull në Luftën Kundër Korrupsionit

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi, shembull në Luftën Kundër Korrupsionit

Prishtinë, 11 mars 2019 – Në shkrimin e publikuar sot nga Qendra e Ekselencës së USAID-it për Demokracinë, të Drejtave të Njeriut dhe Qeverisjen, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi shpallet heroinë në Luftën Kundër Korrupsionit në kuadër të sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Në vitin 2016, Afërdita Bytyçi u zgjodh Kryetarja e parë femër e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Ky artikull tregon sesi pasioni i saj për drejtësi rrjedh që nga ëndrra e saj e fëmijërisë për t’u bërë gjyqtare.

Kryetarja Bytyçi për USAID ka shpalosur sfidat e shumta që ka kaluar në rrugën për të rritur transparencën dhe për të ulur numrin e lëndëve të korrupsionit në gjykatë, pavarësisht dyshimeve se nuk mund t’ia dal shkaku i të qenit femër.

“ Të gjithë ata që thanë nuk mund t’ia dal, vetëm më inkurajuan të arrij në maje”, ka thënë Bytyçi në këtë artikull.

“Do t’i inkurajoja vajzat e reja të ndjekin ëndrrën e tyre për t’u bërë gjyqtare dhe për të punuar në sistemin e drejtësisë, pasi puna si gjyqtare është shumë fisnike” – është shprehur Kryetarja Bytyçi.

Më tutje, artikulli flet për sukseset e njëpasnjëshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë nën drejtimin e Kryetares Bytyçi. Në dy vitet e fundit gjyqtarët kanë ulur numrin e lëndëve të pazgjidhura deri në 30% dhe është rritur transparenca përmes vendimeve të publikuara në web faqen e Gjykatës.

Që nga marrja e detyrës në udhëheqjen e kësaj Gjykate, Gjykata Themelore në Prishtinë ka arritur të reduktojë numrin e lëndëve të papërfunduara, ka forcuar zyrën e informimit publik dhe ka rritur publikimin e vendimeve gjyqësore duke rritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë – shkruan Jessica Benton Cooney nga USAID.

Për ta lexuar artikullin e plotë klikoni në linkun e mëposhtëm!

https://medium.com/usaid-2030/in-the-fight-against-corruption-this-judge-sets-the-example-1c3bfac23f0b