Është shpallur aktgjykimi kundër tetë të akuzuarve

Është shpallur aktgjykimi kundër  tetë të  akuzuarve

Prishtinë, 08 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve N.O, B.SH, SH.LL, N.A, M.Y, A.K dhe A.K se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës si dhe kundër të akuzuarit A.D për veprat penale Mashtrimi në vazhdimësi nga neni 261 par.2 lidhur me par. l të KPK-së, Legalizimi i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi nga neni 403 par.2 lidhur me par të KPRK-së dhe veprës penale Shmangie nga tatimi nga neni 249 par.2 të KPK-së.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të akuzuarit N.O, B.SH, SH.LL, N.A, M.Y, A.K dhe A.K janë liruar nga akuza se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, sipas nenit 422 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

I akuzuari A.D është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti e 8 (tetë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 10.000 euro (dhjetëmijë euro) për veprat penale Mashtrimi në vazhdimësi nga neni 261 par.2 lidhur me par. l të KPK-së dhe Shmangie nga tatimi nga neni 249 par.l2 të KPK-së, ndërsa është liruar nga akuza për veprën penale legalizimi i përmbajtjes së rreme në vazhdimësi nga neni 403 par.2 lidhur me par të KPRK-së.

 

I akuzuari A.D obligohet që Administratës Tatimore të Kosovës ti kompensoj dëmin në shumë prej 53.807.46 €, në afat prej 30 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, ndërsa për pjesën tjetër e dëmtuara udhëzohet në kontest civil.

 

E dëmtuara AKM, për realizimin e kërkesës pasurore juridike udhëzohet në kontest civil.

 

 

Të akuzuarit janë akuzuar nga Prokuroria se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me veprim apo mosveprim dhe kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë për vete apo personin tjetër.

 

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.