Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit K.P

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit K.P

Prishtinë, 04 shkurt 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit K.P për veprën penale të ricilsuar të përcaktuar sipas nenit 56 par.1 të Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizimit.

I akuzuari K.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1(një) viti, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë se këtij aktgjykimi dhe dënim me gjobë prej 3.000,00 (tremijë) €, të cilën gjobë obligohet i akuzuari ta paguaj në afat prej 15 ditëve, pas plotfuqishmërisë të këtij aktgjykimi.

Gjykata ka konstatuar se i akuzuari K.P që nga viti 2004 deri në vitin 2008 duke e ditur dhe duke qenë i vetëdijshëm se mjetet financiare të fituara me aktivitet kriminal, si produkt i aktivitetit kriminal e me qëllim të fshehjes se prejardhjes së mjeteve financiare në vlerë të përafërt prej 1.200.000 euro ka blerë prona të ndryshme duke i sjellë vetes përfitime të kundërligjshme.

 

Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.