Prishtinë, 22 janar 2019 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin PKR.nr.252/15 kundër të akuzuarve A.M, N.S, V.SH, G.S. M.H.
Gjykata në bazë të neneve 41; 45 ;46; 73; 74; 75; 76 të KPRK-së si dhe nenit 365 të KPPK-së të akuzuarve iu shqipton dënimet si në vijim:
I akuzuari A.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 7 (shtatë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 2800 euro.
I akuzuari N.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 1800 euro.
I akuzuari V.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite dhe dënim me gjobë në shumë prej 1800 euro.
I akuzuari G.S është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 4 vite e 6 muaj (katër vite e gjashtë muaj) dhe dënim me gjobë në shumë prej 3600 euro.
I akuzuari M.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 1 (një) viti dhe dënim me gjobë në shumë prej 600 euro.
Në dënimin e shqiptuar të akuzuarve do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar nën masat e sigurimit të të akuzuarve në procedurë penale kur për të akuzuarin A.M. koha e kaluar në masën e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak prej datës 05.11.2013 e deri tani, ndërsa për të akuzuarit V.SH. N.S dhe G.S. koha e kaluar nën masën e paraburgimit prej datës 05.11.2013 deri më datë 23.04.2015.
Të akuzuarit A.M i është vazhduar masa e paraburgimit dhe të akuzuarve N.S. dhe V.SH iu është caktuar masa e paraburgimit e cila do të zgjasë deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.
Të dëmtuarat E.R dhe C.J.V për realizmin e kërkesës pasurore- juridike udhëzohen në kontest civil.
Gjykata ka konstatuar se të akuzuarit A.M, N.S, V.SH, G.S. M.H janë akuzuar për pjesëmarrje në grupe terroriste dhe vepra të ndryshme që ndërlidhen me terrorizmin.
Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.