Prishtinë 7 dhjetor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me praktikantët e rinj të kësaj Gjykate për të diskutuar ecurinë e praktikës së tyre.
Gjatë bashkëbisedimit Kryetarja Bytyçi informoi praktikantët për mundësitë e përfitimit me njohuri të reja profesionale nga përvoja e fituar me rastin e punës praktike vullnetare.
Gjenerata e re e praktikantëve të Gjykatës Themelore në Prishtinë përbëhet nga 34 praktikantë të cilët tashmë kanë filluar punën në Departamente të ndryshme të Gjykatës Themelore në Prishtinë.