Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve M.C, N.SH dhe H.SH

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarve M.C, N.SH dhe H.SH

Prishtinë, 22 nëntor 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarve M.C, N.SH dhe H.SH.

I akuzuari M.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ) ditë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës me pëlqimin e të akuzuarit M.C, dënimi i shqiptuar prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ) ditë burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë, në shumën prej 5.000,00 ( pesëmijë) €, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 20.10.2018 deri më 15.11.2018.

I akuzuari N.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ) ditë se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale, Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-ës me pëlqimin e të pandehurit N.SH, dënimi i shqiptuar prej 180 ( njëqind e tetëdhjetë ditë ),burgim i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 4.000,00 ( katërmijë ) €, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 20.10.2018 deri më 15.11.2018.

I akuzuari H.SH është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim burgimi në kohëzgjatje prej 90 ( nëntëdhjetë ) ditë, se ka kryer veprën penale, Ndihma në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurit H.SH, dënimi i shqiptuar prej 90 ditëve burgim, i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumën prej 2.000,00 (dymijë) €, të cilën shumë obligohet ta paguaj në afat prej 15 (pesëmbëdhjetë) ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga dt. 20.10.2018 deri më 15.11.2018.

Të akuzuarit M.C, N.SH dhe H.SH duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar kishin tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim që të përfitojnë dobi pasurore të kundërligjshme .

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.