Është shpallur aktgjykimi kundër dhjetë të akuzuarve

Është shpallur aktgjykimi kundër dhjetë  të akuzuarve

Prishtinë, 05 nëntor 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin PKR.53/17 kundër të akuzuarve SH.B, N.Z, H.G, H.V, E.R, B.R, M.S, D.A, B.K dhe F.R.

I akuzuari SH.B është shpallur fajtor për veprën penale të kryer në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.

 

I akuzuari N.Z është shpallur fajtor për veprën penale të kryer në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy vite) e 6 (gjashtë) muaj.

 

I akuzuari H.G është shpallur fajtor për veprën penale në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe ate në shumën prej 3,500.oo (tre mijë e pesë qind) euro

 

I akuzuari E.R është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par.1 KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë dhe atë në shumën prej 3,500.oo (tre mijë e pesë qind) euro.

 

I akuzuari H.V është shpallur fajtor për veprën penale Marrja e Ryshfetit nga neni 343 par. 1 të KPK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) muaj.

 

I akuzuari B.R është shpallur fajtor për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, i cili dënim me pëlqimin e të akuzuarit mund të zëvendësohet në dënim me gjobë, dhe atë në shumën prej 3,500.oo (tre mijë e pesë qind) euro.

E akuzuara M.S për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 të KPRK-së, i akuzuari F.R për veprën penale Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 par.1 i KPK-së dhe të akuzuarit D.A dhe B.K për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 par. 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së janë liruar nga akuza për shkak se Gjykata nuk ka gjetur prova se të njëjtit kanë kryer veprat penale për kryerjen e të cilave janë akuzuar.

 

Gjykata ka marr aktgjykim refuzues për të akuzuarin SH.B për tri pika të aktakuzës sa i përket veprës penale të kryer në vazhdimësi si dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për një pikë të aktakuzës sa i përket veprës penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe për veprën penale Ushtrim ndikimi nga neni 345 par.1 të KPK-së, për të akuzuarin N.Z për një pikë të aktakuzës sa i përket veprës penale të kryer në vazhdimësi si dhe në bashkëkryerje Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, për të akuzuarin F.R sa i përket veprës penale Dhënie ryshfeti nga neni 344 par.1 i KPK-së, për shkak se ka ardhur deri te parashkrimi relativ dhe absolut i ndjekjes penale.

 

Palët kanë të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit të Kosovës.