Prishtinë, 25 tetor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur takim me gjyqtarët përgjegjës të Degëve të kësaj Gjykate në Podujevë, Lipjan, Drenas dhe Graçanicë.
Në takim është diskutuar lidhur me rezultatet e arritura nga secila degë veç e veç si dhe sfidat që ndërlidhen me punën e tyre me qëllim të rritjes së efikasitetit në këto degë.
Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar sistemimi i gjyqtarëve të rinjë të cilët do të fillojnë punën së shpejti.
Kryetarja Bytyçi foli për rëndësinë e shtimit të numrit të gjyqtarëve të rinjë në efikasitetin e procedimit të lëndëve të cilat janë në pritje për tu zgjidhur.
Takimi i sotëm me gjyqtarët mbikëqyrës të Degëve përfundoi me diskutimin e shumë çështjeve të cilat ndërlidhen me punën e tyre në Degët e kësaj Gjykate.