Prishtinë, 24 tetor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur kolegjium me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga Departamenti për Çështje Civile. Numri i madh i lëndëve të pranuara, ecuria e punës dhe sfidat që lidhen me këtë Departament ishin temat kyçe të diskutimit gjatë këtij takimi.
Kryetarja Bytyçi foli për numrin e madh të lëndëve që është vështirë i papërballueshëm për gjyqtarët e çështjeve civile dhe për rëndësinë e shtimit të efikasitetit në procedimin e këtyre çështjeve. Po ashtu, lidhur me rritjen e transparencës në Gjykatën Themelore në Prishtinë ajo theksoi rëndësinë e publikimit të aktgjykimeve të plotfuqishme nga ana e gjyqtarëve.
Kolegjiumi përfundoi me diskutime nga gjyqtarët civil edhe për çështje tjera që ndërlidhen me punën e tyre, duke theksuar nevojën për ndihmë nga bashkëpunëtorë profesionalë për të reduktuar numrin e madh të lëndëve civile.