Prishtinë, 17 tetor 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi ka mbajtur kolegjium me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Departamenti për të Mitur, për të diskutuar progresin e punës dhe sfidat që lidhen rreth Gjykatës.
Gjatë këtij takimi, u diskutua çështja e numrit të madh të lëndëve që pranohen dhe puna që po bëhet në rritjen e efikasitetit dhe reduktimin e këtyre lëndëve.
Kryetarja Bytyçi ka theksuar progresin pozitiv në Departamentin e Krimeve të Rënda në reduktimin e lëndëve duke inkurajuar gjyqtarët që kjo gjendje të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ndër të tjera, në takim është folur edhe për rolin që kanë trajnimet e ndryshme për gjyqtarët dhe janë përmendur pika që janë në interes të të gjithëve. Kolegjiumi i mbajtur është përmbyllur me adresimin e gjykatësve për çështje që ndikojnë në punën e tyre duke diskutuar për mënyrat e zgjidhjes.