Prishtinë, 25 shtator 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër
të akuzuarit A.G për veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 179 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I akuzuari A.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 15 (pesëmbëdhjetë) viteve.
Gjykata ka konstatuar se me dt.04.02.2016, rreth orës 09:30, në Prishtinë, në rrugën “Xhavit Ahmeti”, i akuzuari A.G pas një përgatitje paraprake ka tentuar që me dhunë ta fus në veturën e tij të dëmtuarën B.C me qëllim që ta privoj nga jeta dhe pasi që e dëmtuara ka refuzuar, i akuzuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të kokës përkatësisht në syrin e majtë, nga e cila goditje të dëmtuarës i janë këputur indet e syrit të majtë, me ç’ rast tani të dëmtuarës i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore të rrezikshme për jetë dhe me pasoja të përhershme për shëndetin, andaj me këtë ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 179 par.1 pika 1.3 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.