Prishtinë, 31 korrik 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka mbajtur kolegjium me gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Degët e saj.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi i rasteve të grumbulluara në Gjykatë dhe rasteve të shenjëzuara për liberalizim të vizave.
Gjatë këtij takimi kryetarja e Gjykatës përmendni vlerësimin pozitiv i bërë nga Komisioni Evropian lidhur me efikasitetin që ka shënuar Gjykata Themelore në Prishtinë në zgjidhjen e lëndëve të shenjëstruara për liberalizim të vizave.
Kryetarja Bytyçi me theks të veçantë kërkoi nga gjyqtarët që të vazhdojnë me efikasitet në procedimin e lëndëve në përgjithësi dhe në veçanti kërkoj që të procedohen lëndët e vjetra, në mënyrë që të rrisin efikasitetin në përfundimin e këtyre lëndëve.
Po ashtu kryetarja Bytyçi falënderojë edhe gjyqtarët të cilët kanë kontribuar në zgjidhjen e lëndëve të shënjestruara për liberalizim të vizave dhe nga të gjithë gjyqtarët e Gjykatës kërkoj që të shtojnë efikasitetin në punën e Gjykatës në mënyrë që të arrihen rezultate edhe në të ardhmen.