Prishtinë, 04 korrik 2018- Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi mbajti takim të rregullt me gjyqtarët e Departamentit të Përgjithshëm Penal, Departamentit për Krime të Rënda si dhe Departamenti për të Mitur.
Me këtë rast, kryetarja Bytyçi kërkoi nga gjyqtarët të vazhdojnë me efikasitet në procedim të lëndëve, në veçanti në lëndët të cilat janë prioritet për Gjykatën, siç janë lëndët për liberalizim të vizave, lëndët e korrupsionit si dhe rastet gjyqësore ku janë të përfshirë gazetarët dhe mediat.