Prishtinë, 28 qershor 2018 – Sot, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ka pritur në takim gjyqtarët mbikëqyrës të Degëve të Gjykatës.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i raportit të punës së Gjykatës dhe diskutimi për harmonizimin e politikave të punës.
Me këtë rast, kryetarja Bytyçi potencoi efikasitetin e punës në të gjitha Degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në theks të veçantë Dega e Gjykatës në Podujevë dhe Dega në Graçanicë.
Disa pika të diskutimit gjatë këtij takimi ishin edhe ato mbi procedurat e ekzekutimit dhe harmonizimi i procedurave për ndërmjetësim.
Po ashtu, kryetarja e Gjykatës nga gjyqtarët mbikëqyrës të Degëve të Gjykatës ka kërkuar që të punohet edhe më shumë në rritjen e efikasitetin të punës së Gjykatës dhe të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë me zyrën e informimin, në mënyrë që transparenca e gjykatës të jetë në nivel sa më të lartë.