22 qershor 2018- Sot, Gjykatën Themelore në Prishtinë, përkatësisht Departamentin për Krime të Rënda, e vizituan nxënësit e klasës së katërt të shkollës fillore “Asim Vokshi” në Prishtinë.
Me këtë rast, 36 nxënësit e kësaj shkolle janë pritur nga përgjegjësja e Departamentit të Krimeve të Rënda, gjyqtarja Shadije Gërguri dhe gjyqtarët e këtij Departamenti Mustafë Tahir dhe Lutfi Shala.
Gjyqtarët u shpjeguan nxënësve se si mbahen seancat gjyqësore dhe gjithë mbarëvajtjen brenda një gjykatoreje. Po ashtu, ata u njoftuan për rolin e trupit gjykues gjatë një shqyrtimi gjyqësor, për rolin e prokurorit, palëve të dëmtuara, avokatëve dhe të akuzuarve.
Nga ana tjetër, nxënësit shtruan shumë pyetje për gjyqtarët dhe u ndanë të kënaqur me vizitën që patën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.