Prishtinë, 24 maj 2018 – Sot, trupi gjykues i Gjykatës Themelore të Prishtinës e shpalli aktgjykimin për rastin Medicus kundër L.D dhe S.H.
Trupi gjykues e shpalli fajtor të akuzuarin L.D për veprën penale Krim i organizuar në lidhje me veprën penale Trafikim i personave, në bashkëkryerje, dhe e dënoi atë me shtatë vjet e gjashtë muaj burgim dhe me gjobë prej 8,000 (tetë mijë) euro.
Po ashtu, të akuzuarin L. D, trupi gjykues i shqiptoi edhe një dënim plotësues duke ia ndaluar ushtrimin e profesionit të urologut për një periudhë prej dy vitesh duke filluar nga dita pasi ta ketë vuajtur në tërësi dënimin me burg.
Trupi gjykues e shpalli fajtor të akuzuarin S.H për veprën penale Lëndim i rëndë trupor dhe e dënoi atë me një vit burgim.
Palët e dëmtuara janë udhëzuar në procedurë civile lidhur me kërkesat e tyre për kompensim material. Palët mund të parashtrojnë ankesë brenda pesëmbëdhjetë ditëve pasi t’u dorëzohet aktgjykimi.