Prishtinë, 23 maj 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me programin “Kërko Drejtësi” dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti”, Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” dhe Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, organizuan trajnimin për gjykimin e simuluar që do të mbahet me datë 9 qershor 2018, në kuadër të Klinikave Juridike Penale me raste reale të programit “Kërko Drejtësi” / NCSC.
Studentët do të garojnë në dhënien e fjalës përfundimtare në shqyrtimin kryesor të procedurës penale.
Programi “Kërko Drejtësi” (D4J) mbështetet dhe implementimet nga National Center for State Courts dhe ju ofron studentëve te Fakulteteve Juridike mundësinë që t’i asistojnë Avokatët e OAK në përfaqësimin pro bono të të akuzuarve të cilët nuk kanë mundësi ekonomike për të paguar një avokat.