Prishtinë 16 maj 2018 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi sot ka pritur në një takim Grupin Punues për shqyrtimin dhe amendamentimin e Ligjit nr. 06/L-054 për Gjykatat të kryesuar nga Albulena Haxhiu, Korab Sejdiu dhe Sami Kurteshi.
Në këtë takim i pranishëm ishte kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, Hasan Shala, zëvendës kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti si dhe gjyqtarët mbikëqyrës nga Departamentet e kësaj Gjykate.
Qëllimi i këtij takimi të përbashkët ishte njoftimi për së afërmi me Departamentet e Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe koordinimi i Gjykatës me Grupin punues lidhur me propozimet e Gjykatës sa i përket Projektligjit për Gjykatat.
Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyçi, gjatë këtij takimi theksoj se në bashkëpunim me gjyqtarët e kësaj Gjykate do të bëhen propozime konkrete dhe të nevojshme të cilat do të dërgohen, në mënyrë që ato të merren parasysh.