Prishtinë, 20 prill 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.341/15 kundër të akuzuarve I.H, S.C, B.S, V.A, B.I, A.M, A.A, M.SH, G.C dhe D.R dhe Q.P.
I akuzuari I.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, e në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2014 deri me dt.27.10.2014, si dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1000.oo (njëmijë) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar t’i paguaj në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
I akuzuari S.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, e në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2014 deri me dt.27.10.2014 dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 1000.oo (njëmijë) euro, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar t’i paguaj në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.
Të akuzuarit B.S, V.A, B.I dhe M.SH janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dë me burgim në kohëzgjatje prej 2 (dy) vite për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2014 deri me dt.06.04.2014.
Të akuzuarit A.M dhe G.C janë shpallur fajtor dhe janë dënuar secili veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, e në të cilin dënim do t’iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2014 deri me dt.06.04.2014.
Të akuzuarat A.A dhe D.R janë shpallur fajtore dhe janë dënuar secila veç e veç me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 (një) viti e 6 (gjashtë) muaj, për veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i cili dënim do të ekzekutohet 15 ditë pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, e në të cilin dënim do t’ju llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2014 deri me dt.06.04.2014.
I akuzuari Q.P është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me gjobë në shumën prej 20.000,oo (njëzetmijë) euro, për veprën penale Falsifikim i dokumenteve nga neni 398 par.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të cilin dënim i akuzuari është i obliguar ta paguaj në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej dt.03.04.2014 deri me dt.06.04.2014 duke ia llogaritur 1 (një) ditë burgim me 20 euro të gjobës.
Të akuzuarit I.H i është konfiskuar automjeti i markës Audi Q7, me targa 01-900FG, prodhuar në vitin 2008 në vlerë prej 37.000,oo euro, veturën e markës VW Golf me targa 01-326-FP, prodhuar në vitin 2009 në vlerë prej 12.500 euro dhe një veturë tjetër e markës VW Golf me targa 01-421-FL, e prodhuar në vitin 2009, në vlerë prej 16.800,oo euro dhe parat në shumë prej 11.000,oo si dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale, si dhe pistoleta e markës CZ.99 e kalibrit 9mm me nr.121623 me një karikator pa fishek.
Të akuzuarit S.C i është konfiskuar automjeti i markës VW Passat, me targa 01-714-FL, prodhuar në vitin 2008, në vlerë prej 20.000,oo parat në shumë prej 10.560,oo franga zvicerane, 2.600,oo dollarë amerikan dhe 1.880,oo euro si dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale, si dhe pistoleta e markës Broving e kalibrit 9 mm, me një karikator me tetë fishekë dhe një pushkë karabinë me nr. serik 85269, prodhim Cërvena Zastava –Kragujevac, e kalibrit 8×57 mm, si dhe njëzet e dy fishekë të kësaj pushke.
Të akuzuarit M.SH i është konfiskuar banesa në Lagjen Kalabria me sipërfaqe prej 76.3m2, në shumë prej 38.150,oo euro si dobi pasurore e fituar me kryerjen e veprave penale.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.