Prishtinë, 26 mars 2018 – Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë kanë filluar punën praktike 66 praktikantë. Përzgjedhja e juristëve të rijnë është bërë në bazë të një konkursi publik të shpallur nga kjo gjykatë. Praktika do të zgjatë një vit dhe praktikantët do të plotësojnë kushtin ligjor për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës.
Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi ju uroj mirëseardhje të gjithë praktikantëve, duke ju uruar suksese në punën e tyre.
Po ashtu kryetarja e Gjykatës i njoftojë për Departamentet e Gjykatës, zhvillimin e seancave gjyqësore, po ashtu kërkoj nga ata që të shprehin interesim në çdo lëmi gjyqësore, të angazhohen që të marrin sa më shumë njohuri me qëllim të ngritjes dhe avancimit të tyre profesional.
Praktikantët në Gjykatë kanë filluar punën sot me dt.26 mars 2017 dhe janë shpërndarë nëpër Departamentet e Gjykatës, po ashtu edhe nëpër Degët e Gjykatës Themelore në Prishtinë.