Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarit SH.K

Shpallet aktgjykimi kundër të akuzuarit SH.K

Prishtinë, 23 mars 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin PKR.nr.65/17 kundër të akuzuarit SH.K për veprat penale Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 par.2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Shmangia nga tatimi sipas nenit 313 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari SH.K është liruar nga akuza konform nenit 364 par.1 pika 1.3 të KPPRK-së.

Gjykata ka konstatuar se provat mbi te cilat është bazuar aktakuza nuk kanë vërtetuar gjendjen faktike të përshkruar si në aktakuzë.

Sa i përket dy veprave penale të para Shtytja për kryerjen e veprave terroriste nga neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik nga neni 147 par.2 Kodit Penal të Republikës së Kosovës, Gjykata ka konstatuar se përveç që kanë qenë prova të pa mjaftueshme, thelbësisht të pa mbështetshme, të njëjtat kanë qenë edhe kundërthënëse në vetvete në raport me provat tjera të cilat janë administruar gjatë këtij shqyrtimi gjyqësorë.

Ndërsa sa i përket pikës 3 të aktakuzës Gjykata po ashtu nuk ka gjetur asnjë provë relevante që do e vërtetonte ekzistimin e elementeve të veprës penale Shmangia nga tatimi sipas nenit 313 par.2 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditë, në Gjykatën e Apelit të Kosovës.