Zëvendës shefja e misionit në Ambasadën e SHBA-së,Colleen Hyland, gjatë ceremonisë së hapjes së Javës së Gruas ka mbajtur fjalim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Gjatë fjalimit të saj, ajo ka deklaruar lidhur me rolin e gruas në institucionet e Kosovës, duke theksuar se Kosovës i duhen më shumë gra të angazhuara, jo vetëm në nivelin më të lartë të qeverisë, por në çdo aspekt të jetës shoqërore, në çdo komunë e bashkësi, prej këshillave rinore, në kuvendet komunale e deri në kabinetin e qeverisë.
Po ashtu ajo theksoj se ka gra të shkathta që luftojnë çdo ditë për qasje më të madhe në drejtësi, për çrrënjosjen e korrupsionit në institucionet publike dhe për ndriçimin e çështjeve që ndikojnë në jetën e qytetarëve të Kosovës.
Me theks të veçantë ka përmendur Kryetaren e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi duke theksuar se ka punuar gjatë tërë vitit për zbatimin e reformave jetike për të siguruar qasje në drejtësi për qytetarët e Prishtinës.
Në fund ajo ka thënë se në vendet ku ka barazi më të madhe gjinore, ato vende janë më stabile, më të begatshme dhe më demokratike.