Prishtinë, 20 shkurt 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Grabitje nga neni 255 par 3 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 23 të KPK-së.
Të pandehurit D.K iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej dt.16.02.2018 deri me dt.16.03.2018.
I pandehuri D.K së bashku me dy të pandehur të tjerë V.E dhe A.S, me qëllim që vetit ti sjellin përfitime pasurore të kundërligjshme, me dt.03.03.2011, rreth orës 22.50 minuta në fshatin Komoran, Komuna e Drenasit, përderisa të dëmtuarit E.E dhe M.D kishin qenë duke udhëtuar me veturë në relacionin Podujevë – Gjakovë, i kishin kërcënuar, pastaj në shpejtësi kishin hapur derën e prapme të veturës, kishin marr një çantë të brezit dhe po ashtu në bagazh kishin marr edhe një çantë tjetër të dorës në të cilën kishte sasi ari në vlerë prej 60.000 euro dhe më pas kishin ikur në drejtim të panjohur, andaj me këtë në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Grabitje nga neni 255 par 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 21 të KPK-së.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.K është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tij në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës, sepse i pandehuri jeton në Belgjikë dhe i njëjti mund të arratiset.
I pandehuri D.K nga koha e kryerjes së veprës penale në vitin 2011 e gjerë më dt.16.02.2018, ka qenë në arrati dhe ka qenë i pa arritshëm për organet e ndjekjes.
Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.